Hamza: Se kujt po i konvenon kjo bllokadë po dihet – VV s’i ka numrat për Qeveri, me i pasë numrat do i kishte edhe për Kuvendin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se kjo situatë aktuale në vend po i konvenon Vetëvendosjes për shkak se e njëjta nuk i ka numrat për Qeveri. Ai ka thënë se nëse VV do t’i kishte votat për Qeveri do t’i kishte edhe për kryetar të Kuvendit. “Për kujt po…

Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se kjo situatë aktuale në vend po i konvenon Vetëvendosjes për shkak se e njëjta nuk i ka numrat për Qeveri.
Ai ka thënë se nëse VV do t’i kishte votat për Qeveri do t’i kishte edhe për kryetar të Kuvendit.
“Për kujt po i konvenon dhe kush po e bën po dihet. Kjo s’ka cka diskutohet. Nëse një parti politike, po ta jep mbështetjen për 40 deputetë, cilindo prej tyre po ta përkrahi, nuk je duke e shfrytëzu këtë përkrahje pa kurrfarë marrëveshje politike – atëherë ke qëllim bllokimin e institucioneve për shkak se nuk i ke numrat me i bë qeverinë. E di që s’i ka numrat për Qeveri, me i pasë numrat do i kishte edhe për Kryetar të Kuvendit“, deklaroi Hamza në Debat Plus.