Hamza: Qeveria Hoti ishte anemike, edhe ato ligjet që i kaloi ishin me ndihmën e PDK-së

Bedri Hamza nga PDK ka deklaruar se kjo Qeveri është dashur të hiqet  nga qeverisja, duke thënë se edhe ato ligje që kanë kaluar, ishin falë votës së PDK-së.

Lajme

24/12/2020 21:37

“Ata kanë qenë shumë anemik dhe s’kanë mundur me i kalua as ligjet. Pjesa dërrmuese që kanë kalua prej ligjeve, kanë kalua vetëm atëherë kur i ka përkrahë PDK”, shton ai Klan Kosova.

Ndërsa për PDK-në pa Kadri Veselin, thekson se është një zbehje, megjithatë partia po punon në drejtim të daljes së më të mirë në zgjedhje.