Hamza për Qosjen: Na mësoi se liria nuk ka kuptim pa të vërtetën dhe se mendimi kritik është detyrë e jo zgjedhje

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar sot pas përfundimit të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës në nderim të akademikut Rexhep Qosja. Ai për Qosjen ka thënë se ishte një mendje që nuk u pajtua kurrë me heshtjen, shkruan lajmi.net. “Ai nuk ishte vetëm një njeri i dijes. Ishte një zë që sfidoi kohën,…

Lajme

27/04/2026 10:09

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar sot pas përfundimit të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës në nderim të akademikut Rexhep Qosja.

Ai për Qosjen ka thënë se ishte një mendje që nuk u pajtua kurrë me heshtjen, shkruan lajmi.net.

“Ai nuk ishte vetëm një njeri i dijes. Ishte një zë që sfidoi kohën, pushtetin dhe ndërgjegjen tonë kolektive. Akademik Rexhep Qosja na mësoi se liria nuk ka kuptim pa të vërtetën dhe se mendimi kritik është detyrë, jo zgjedhje. Kosova sot është më e varfër në prani, por më e pasur në trashëgimi. Lavdi mendimtarit që nuk u përkul kurrë!”, ka shkruar Hamza.

I pari i PDK-së ka folur për Qosjen edhe në foltoren e Kuvendit, ku ka thënë se ai nuk ishte produkt i rrethanave kohore por kundërshtar i tyre.

“Në një politikë që shpesh kërkonte kompromise, ai zgjodhi të vërtetën, dhe në këtë shoqëri që shpesh harron, ai zgjodhi kujtesën. Akademik Rexhep Qosja na mësoi se pushteti më i rrezikshëm nuk është ai që ndalon trupin, por ai që pushton mendjen, sepse robëria më e thellë nuk është ajo që shihet, por ajo që pranohet. Dhe ai nuk e pranoi asnjëherë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: