Hamza për ngushëllime te familja Rrecaj: Ai do të mbetet përherë simbol i qëndresës, përkushtimit dhe sakrificës për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkuar për ngushëllime te familja e veprimtarit të dikurshëm të LDK-së, Idriz Rrecajt, mbetjet mortore të të cilit u gjetën së fundmi gjatë gërmimeve në veri të vendit. “Nderim i përjetshëm për Heroin e Kosovës, Idriz Rrecaj!”, shkroi Hamza në një postim në Facebook. Gjatë vizitës te familja Rrecaj,…

Lajme

18/10/2026 16:49

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkuar për ngushëllime te familja e veprimtarit të dikurshëm të LDK-së, Idriz Rrecajt, mbetjet mortore të të cilit u gjetën së fundmi gjatë gërmimeve në veri të vendit.

“Nderim i përjetshëm për Heroin e Kosovës, Idriz Rrecaj!”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

Gjatë vizitës te familja Rrecaj, Hamxa tha se shprehu respektin dhe mirënjohjen e thellë për sakrificën e tij.

“Sot, gjatë një vizite ngushëllimi në familjen e Heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj, shprehëm respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë për jetën, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të lirisë së Kosovës”.

“Pas 27 vitesh pritjeje dhe dhimbjeje, familja Rrecaj më në fund ka një vend ku mund të nderojë më të dashurin e saj. Idriz Rrecaj do të mbetet përherë simbol i qëndresës, përkushtimit dhe sakrificës për atdheun”, shkroi Hamza.