Hamza: Nga Prizreni e nisim fushatën – koha për veprim ka ardhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore nga qyteti i Prizrenit. Përmes një postimi publik në, Facebook, Hamza theksoi se ka përfunduar koha e fjalëve dhe se tani është momenti për veprim konkret. “Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar.…

Lajme

15/12/2025 18:02

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore nga qyteti i Prizrenit.

Përmes një postimi publik në, Facebook, Hamza theksoi se ka përfunduar koha e fjalëve dhe se tani është momenti për veprim konkret.

“Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar. Nga Prizreni i bukur, këtë të mërkurë, e nisim fushatën tonë. Ju ftoj të na bashkoheni! Bashkë. Përpara.”, ka shkruar Hamza.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen PDK-së në këtë rrugëtim, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin e fushatës #PDK130. /Lajmi.net/