Hamza në ofenzivë: E fton Kurtin në përballje televizive

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, i ka kërkuar debat televiziv kryeministrit aktual Albin Kurtit. “Nga sonte, kur të dojë dhe ku të dojë. I premtoj debat të edukuar”, tha Hamza. Ai sonte ishte mysafir në emisionin Rubikon. Hamza ndër të tjera tha se PDK-ja është e gatshme për…

Lajme

28/03/2024 23:26

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, i ka kërkuar debat televiziv kryeministrit aktual Albin Kurtit.

“Nga sonte, kur të dojë dhe ku të dojë. I premtoj debat të edukuar”, tha Hamza.

Ai sonte ishte mysafir në emisionin Rubikon.

Hamza ndër të tjera tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Hajde”, tha Hamza duke e ftuar Kurtin për zgjedhje.

“Kryetari i Partisë Demokratike e ka thënë qartë, ka propozuar edhe datë, ka propozuar muajin qershor si muaj optimal për të shkuar në zgjedhje”, tha ai.

Ish-ministri i Financave edhe rreth qeverisjes së Albin Kurtit, gjatë këtyre tri vjetëve.