Hamza: Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, PDK arriti ta ruaj votën – faleminderit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi Komisioni Qendror Zgjedhor ka përmbyllur numërimin e votave nga zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit. Hamza ka falënderuar të gjithë votuesit. Ai deklaroi se nga numërimi i përfunduar, PDK është renditur partia e dytë dhe se këtë besim e marrin me përgjegjësi të madhe. Hamza tha e në…

Lajme

09/01/2026 12:51

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi Komisioni Qendror Zgjedhor ka përmbyllur numërimin e votave nga zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Hamza ka falënderuar të gjithë votuesit.

Ai deklaroi se nga numërimi i përfunduar, PDK është renditur partia e dytë dhe se këtë besim e marrin me përgjegjësi të madhe.

Hamza tha e në një garë të vështirë e të pabarabartë, ruajtja e votës së PDK-së është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që ka kjo parti.

“Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik”,tha Hamza, shkruan lajmi.net.

Ai theksoi se PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar.

“Pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mire”./Lajmi.net/