Hamza: Kosova nuk mund të ecë përpara kur familjet mezi e përballojnë muajin

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza ka vizituar familjen Hyseni nga Vushtrria. Nga afër Hamza dëgjoi hallet e tyre, që i kanë edhe shumë familje tjera në Kosovë, transmeton lajmi.net. “Kosova nuk mund të ecë përpara kur familjet mezi e përballojnë muajin. Qytetarët kanë nevojë për një shtet që…

Lajme

20/05/2026 10:52

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza ka vizituar familjen Hyseni nga Vushtrria.

Nga afër Hamza dëgjoi hallet e tyre, që i kanë edhe shumë familje tjera në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Kosova nuk mund të ecë përpara kur familjet mezi e përballojnë muajin. Qytetarët kanë nevojë për një shtet që punon për mirëqenien e tyre, jo për propagandë e kriza të pafundme politike. Me qeverinë tonë, ndryshimi i shumëkërkuar do të vijë për çdo familje të Kosovës.”, ka shkruar ndër të tjera në postimin e tij Hamza.

Postimi i plotë:

Vizitat nëpër familjet tona anekënd Kosovës po tregojnë të njëjtën pamje: njerëz të ndershëm, me vullnet të madh për punë dhe që kanë dhënë shumë për Kosovën, por me brenga e shqetësime që po rëndohen çdo ditë.
Edhe në familjen Hyseni në Vushtrri dëgjova të njëjtat halle që sot i kanë shumë familje: çmime dhe tatime të larta, paga të pamjaftueshme dhe shpenzime të mëdha për shëndetësinë që paguhen nga xhepi i tyre.
Kosova nuk mund të ecë përpara kur familjet mezi e përballojnë muajin. Qytetarët kanë nevojë për një shtet që punon për mirëqenien e tyre, jo për propagandë e kriza të pafundme politike.
Me qeverinë tonë, ndryshimi i shumëkërkuar do të vijë për çdo familje të Kosovës./lajmi.net/