Hamza fton profesionistët t’i bashkohen listës së PDK-së për deputetë: Koha që njerëzit e mirë të mos rrinë më anash
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që besojnë se mund të kontribuojnë për vendin përmes politikës, të bëhen pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë. Përmes një video-adresimi, Hamza tha se Kosova ka nevojë për njerëz të përgatitur dhe profesionistë që duan të punojnë për shtetin, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që besojnë se mund të kontribuojnë për vendin përmes politikës, të bëhen pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë.
Përmes një video-adresimi, Hamza tha se Kosova ka nevojë për njerëz të përgatitur dhe profesionistë që duan të punojnë për shtetin, transmeton lajmi.net.
“Në Partinë Demokratike të Kosovës, lista jonë për deputetë nuk do të jetë vetëm listë politike. Por edhe listë e hapur për të gjithë. Kemi garantuar hapësirë për profesionistë, për gra e burra të aftë, për njerëz që ndoshta nuk kanë qenë pjesë e politikës deri sot”, ka deklaruar ai.
Hamza theksoi se kriteri kryesor për kandidim nga radhët e PDK-së është dashuria për vendin dhe gatishmëria për të kontribuar për Kosovën.
“Nëse besoni se mund të kontribuoni për Kosovën, koha është tani. Koha që njerëzit e mirë të mos rrinë më anash. Koha që profesionistët të mos heshtin më”, është shprehur Hamza.
Ai ka ftuar të interesuarit që ta kontaktojnë përmes emailit zyrtar të publikuar nga PDK, për t’u bërë pjesë e “rrugëtimit të përbashkët” politik./lajmi.net/