Hamiti: Politika është bërë e vrazhdë prej kur erdhi në pushtet Vetëvendosja e Albin Kurtit më 2021

Muhamet Hamiti, ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se politika në Kosovë është bërë e vrazhdë që nga ardhja e kësaj partie në pushtet në vitin 2021. Sipas tij, opozita e dikurshme e ashpër është zëvendësuar nga një “pushtet i vrazhdë”, ndërsa ai vlerëson se Kosova ndodhet në…

Lajme

20/07/2026 10:32

Muhamet Hamiti, ka kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se politika në Kosovë është bërë e vrazhdë që nga ardhja e kësaj partie në pushtet në vitin 2021.

Sipas tij, opozita e dikurshme e ashpër është zëvendësuar nga një “pushtet i vrazhdë”, ndërsa ai vlerëson se Kosova ndodhet në izolim ndërkombëtar, përballet me sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe është e përfshirë nga paralizë shoqërore, ekonomike, politike dhe institucionale.

“Nën sundimin absolut të Albin Kurtit, me përkrahjen e atyre që u rreshtuan me të, Kosova është e vetmuar, e varfër, në kohën më të madhe nën sanksione prej miqve dhe aleatëve tradicionalë, BE-së dhe SHBA-ve, e mbërthyer në paralizë të përgjithshme shoqërore, ekonomike, politike dhe institucionale”, ka shkruar Hamiti.

Reagimi i plotë:

Politika është bërë e vrazhdë prej kur erdhi në pushtet Vetëvendosja e Albin Kurtit më 2021, e cila kishte bërë opozitë të vrazhdë, të egër madje. Le të kujtohen aksionet e tyre të dhunshme në rrugë dhe në Kuvendin e Kosovës.

Tash opozitë të vrazhdë nuk ka, por ka pushtet të vrazhdë, mujshar.

Nën sundimin absolut të Albin Kurtit, me përkrahjen e atyre që u rreshtuan me të, Kosova është e vetmuar, e varfër, në kohën më të madhe nën sanksione prej miqve dhe aleatëve tradicionalë, BE-së dhe SHBA-ve, e mbërthyer në paralizë të përgjithshme shoqërore, ekonomike, politike dhe institucionale.