Hamiti për VV-në: Këta nuk e festuan shtetin sepse nuk e duan, por e duan pushtetin

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se është konfirmuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti shihet si njeri që bllokon procese. Ai në Klan Kosova u shpreh se Albin Kurti e Vetëvendosja nuk e duan shtetin, por siç tha ai, e duan pushtetin. “U konfirmua se edhe ata burokratet, zyrtarët e Departamentit Amerikan…

Lajme

03/12/2025 23:41

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se është konfirmuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti shihet si njeri që bllokon procese.

Ai në Klan Kosova u shpreh se Albin Kurti e Vetëvendosja nuk e duan shtetin, por siç tha ai, e duan pushtetin.

“U konfirmua se edhe ata burokratet, zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit, siç e dëshmuan këta ekspertët që i kishin ftuar në këtë sesion po e quajmë, dëgjimi, se Kurti shihet si njeri që bllokon proceset, proceset e Kosovës që janë poashtu të rëndësishme për ShBA-në, siç u tha edhe sot në një reagim tjetër të Ambasadës amerikane, në një kontekst tjetër”, deklaroi Hamiti.

Ndër të tjera, zyrtari i LDK-së tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka festuar pavarësinë e shtetit, dhe se për ta ka rëndësi pushteti, e jo shteti.

“Kosova ka bërë shumë përparime prej çlirimin e këndej, e bën Pavarësinë më 2008, të cilën Vetëvendosja e Albin Kurti nuk e ka festuar. Këta që nuk e kanë festuar shtetin, nuk e duan shtetin, siç po shihet, e duan pushtetin”, tha Hamiti