Hamiti: Deputetët e VV-së po e arsyetojnë dhunën e tyre në Kuvend

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar deputetët e VV-së po e arsyetojnë dhunën që dikur e kanë bërë në Kuvend. Ai ka treguar se këtë po e bëjnë në procese gjyqësore. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Albin Kurti, ka pranuar më shumë se Zajednicë me Marrëveshjet e…

Lajme

24/07/2025 13:31

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar deputetët e VV-së po e arsyetojnë dhunën që dikur e kanë bërë në Kuvend.

Ai ka treguar se këtë po e bëjnë në procese gjyqësore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Albin Kurti, ka pranuar më shumë se Zajednicë me Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit në vitin 2023.

“Deputetët e VV-së po e arsyetojnë dhunën e tyre në Kuvend, për çka shumë prej tyre janë në gjyq, me kundërshtimin e Zajednicës, siç e quajnë Asociacionin. Në të vërtetë, lideri i tyre suprem, deputeti Albin Kurti, ka pranuar më shumë se Zajednicë me Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit në vitin 2023. “Vetëmenaxhimi i serbëve” që e ka pranuar ish-kryeministri Kurti përbën autonomi politike-territoriale për serbët, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamiti.