Hamilton nuk do të përfshihet në ofertën e Jim Ratcliffe për Man United

Superylli i Formula 1, Lewis Hamilton thuhet se ka marrë një vendim nëse do t’i bashkohet ofertës së Sir Jim Ratcliffe për të blerë Manchester United. Pronarët e klubit të ‘Old Trafford’, familja Glazer njoftuan në nëntor se po fillonin një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin me një shitje të plotë që…

Sport

19/01/2023 16:38

Superylli i Formula 1, Lewis Hamilton thuhet se ka marrë një vendim nëse do t’i bashkohet ofertës së Sir Jim Ratcliffe për të blerë Manchester United.

Pronarët e klubit të ‘Old Trafford’, familja Glazer njoftuan në nëntor se po fillonin një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin me një shitje të plotë që pritet të jetë rezultati më i mundshëm.

Të martën, Ratcliffe konfirmoi interesimin e tij për të blerë klubin nga Glazers pasi lëshoi një deklaratë përmes kompanisë së tij, Ineos.

Një zëdhënës i kompanisë tha: “Ne e kemi vënë veten zyrtarisht në proces.”

Hamilton e ka përshkruar më parë Ratcliffe si pjesërisht shef dhe pjesërisht partner pasi dyshja u afruan për shkak të marrëdhënies së Mercedes me Ineos.

Pasi deklaroi qëllimin e tij për të investuar në ekipet sportive, u rritën spekulimet se 37 vjeçari mund të përfshihej në ofertën e Ratcliffe për të blerë ‘Djajtë e Kuq’.

Megjithatë, sipas ‘Press Association’, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 nuk do të jetë pjesë e ofertës së Ratcliffe pasi ai nuk po interesohet në asnjë ofertë blerjeje për United.

Hamilton tha: “Jim është pjesërisht shefi dhe pjesërisht partner. Unë do të thoja që ne jemi më shumë partnerë sepse jemi në këtë së bashku.

Shpresoj në të ardhmen të bëj diçka me Jim dhe të ndërtoj me të. Nuk e di se kur do të jetë apo çfarë do të jetë.

Por unë dua të përfshihem gjithnjë e më shumë në ekipe sepse me të vërtetë besoj në pronësinë e njerëzve me ngjyrë dhe barazinë e tyre sepse ka një mungesë reale të kësaj në sport”./Lajmi.net/