“Halloween-i” problematik në Prishtinë, thyhen xhamat e urbanëve – reagon Shpend Ahmeti

Pavarësisht thirrjeve për të mos u mbledhur për festën e Halloween-it, disa të rinj përsëri dolën nëpër rrugët e Prishtinës për të festuar.

Lajme

31/10/2020 22:46

Madje ata hedhen ve duke thyer xhama të autobusëve.

Kundër këtij veprimi ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se është një traditë që nuk bëhet askund.

Ky është reagimi i tij:

Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveq se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apeluar te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë!. /Lajmi.net/