Haller u diagnostikua me tumor, Dortmund po kërkon zëvendësuesin e tij
Borussia Dortmund do të transferojë një lojtar për të mbuluar hapësirat e Sebastien Haller. Haller është diagnostikuar me tumor në testikuj gjatë muajit të kaluar dhe do t’i mungojë skuadrës së re për një periudhë të konsiderueshme. Dortmund, në shenjë respekti për lojtarin, nuk bënë asnjë lëvizje derisa gjithçka u konfirmua zyrtarisht nga mjekët. Por,…
Sport
Borussia Dortmund do të transferojë një lojtar për të mbuluar hapësirat e Sebastien Haller.
Haller është diagnostikuar me tumor në testikuj gjatë muajit të kaluar dhe do t’i mungojë skuadrës së re për një periudhë të konsiderueshme.
Dortmund, në shenjë respekti për lojtarin, nuk bënë asnjë lëvizje derisa gjithçka u konfirmua zyrtarisht nga mjekët. Por, tani, drejtori sportiv i klubit, Watzke, ka thënë se do të bëhen lëvizje për të mbuluar hapësirat në sulm.
“Ne thamë për sa kohë që nuk kemi një diagnozë të qartë, duhet të mbajmë topin e qetë së pari. Kjo është gjithashtu çështje respekti për djaloshin”, ka thënë Watzke për ‘Sportschau’, transmeton lajmi.net.
“Por ne kemi tani dhe sigurisht, është e qartë se mungesa do të jetë relativisht e gjatë. Tani, të vëmë gjithçka mbi shpatullat e Youssoufa Moukoko, ai është vetëm 17 vjeçar, kjo mund të jetë shumë. Ne do të bëjmë diçka përsëri. Diçka duhet në ndodh brenda 8 apo 10 ditëve”, shtoi drejtori sportiv i Dortmund.
Haller u transferua nga Ajax Amsterdam te Borussia Dortmund gjatë kësaj vere. Ai nuk do ta nis sezonin me skuadrën e re, si pasojë e sëmundjes që iu paraqit. /Lajmi.net/