Haliti: Nuk ka nevojë për panik, spitali i Pejës ka oksigjen të mjaftueshëm

Muhamet Haliti, zëvendësdrejtor në Spitalin e Pejës thotë se ky institucion shëndetësorë ka pasur sasi të mjaftueshme të oksigjenit gjatë gjithë periudhës.

Lajme

03/12/2020 20:23

Haliti thotë se nuk ka nevojë që të kenë frikë qytetarët pasi sipas tij Peja ka rreth 100 aparate të oksigjenit e që sipas tij plotësojnë nevojat e pacientëve.

“Edhe nëse asnjë bombolë oksigjeni të mos kemi, ne kemi aparatet oksigjeno-koncentratorë që plotësojnë nevojat e tyre. Por kemi edhe bombola në sasi të mjaftueshme”, tha Haliti.

Ai thotë se për momentin 93 pacientë janë në oksigjeno terapi, 4 në SIPAP terapi ndërsa 25 janë në gjendje më të rëndë.

Haliti thotë se nuk ka nevojë për panik pavarësisht se kanë kërkuar që të jenë të kujdesshëm në shpenzimin e oksigjenit.

“Të jemi të kujdesshëm por të mos krijojmë panik. Duhet të jemi të kujdesshëm me deklarata në këto momente”, tha ndër të tjera Haliti për RTV Dukagjini.