Haliti: Mund të kenë pretendime për kryetar të PDK-së, por ka rregulla strikte që duhet të zbatohen
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur para se të filloj Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se mund të ketë pretendime për kryetar nga persona të tjerë, por që sipas tij ka rregulla strikte. “Është krejtësisht normale në demokraci me pas pretendime dikush tjetër. Tani rregullat janë strikte më shumë sesa…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur para se të filloj Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se mund të ketë pretendime për kryetar nga persona të tjerë, por që sipas tij ka rregulla strikte.
“Është krejtësisht normale në demokraci me pas pretendime dikush tjetër. Tani rregullat janë strikte më shumë sesa që duhet, por rregullat janë rregulla, statutin duhet ta zbatojmë të gjithë. Janë ca rregulla që realisht ia pamundësojnë dikujt me hy”, ka thënë Haliti.
Ai ka thënë se sipas statutit të partisë, duhet të ketë nënshkrime të delegatëve dhe duhet të paraqitet kandidatura 5 ditë para.
I vetmi kandidat zyrtar deri më tani për kryetar të PDK-së është Bedri Hamza. /Lajmi.net/