Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë, kushtet, fontanë dëshirash
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media që mbajti javën e kaluar ka dhënë një ide për daljen nga kriza politike. Abdixhiku ka shpalosur programin 15-pikësh për një Qeveri të Unitetit. “Le të ulemi le të merremi me çështje praktike, le të merremi me këto 15 pika. Unë kam…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media që mbajti javën e kaluar ka dhënë një ide për daljen nga kriza politike.
Abdixhiku ka shpalosur programin 15-pikësh për një Qeveri të Unitetit.
“Le të ulemi le të merremi me çështje praktike, le të merremi me këto 15 pika. Unë kam shtrirë dorën e bashkëpunimit, jo për koalicion qeverisës por për kapërcimin e kësaj çështje nëpërmjet qeverisë se unitetit”, tha Abdixhiku.
Në lidhje me propozimin e Abdixhikut ka folur për “Gazeta Blic”zyrtari i lartë i PDK-së dhe politikani, Xhavit Haliti.
Haliti tha ideja për Qeveri të Unitetit është e mirë por se kushtet janë ‘fontanë dëshirash’.
“Ideja për qeveri uniteti është e mirë, por kushtet janë fontanë dëshirash për të joshur elektoratin për zgjedhjet e ardhëshme” tha shkurt Haliti.
Dje ka dështuar për herë të 31-të të konstituohet Kuvendi.
Seanca e radhës pritet të mbahet pas 48-orësh pra nesër me 15 qershor.
Dështimi i 31-të ndodhi një ditë pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e shpalosi një agjendë 15-pikëshe për Qeveri të Unitetit.
Propozimi i LVV-së, Albulena Haxhiu, as pas 31 tentativash nuk po arrrin të sigurojë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.