Halil Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka dhuruar veturën e tij zyrtare si donacion për Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Vendimi për dhurimin e veturës është miratuar në Kuvendin Komunal të Obiliqit me 19 vota për,…
Lajme
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka dhuruar veturën e tij zyrtare si donacion për Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Vendimi për dhurimin e veturës është miratuar në Kuvendin Komunal të Obiliqit me 19 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ky nuk është vendimi i vetëm i Thaçit.
Theksojmë se Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10 eurosh për çdo qytetar që paraqiste një ankesë lidhur me shkelje të ligjit dhe rendit nga persona të tjerë.
Mirëpo nga sot kryetari i kësaj komune, Halil Thaçi ka bërë të ditur se është hequr kjo taksë.