Halil Matoshi: Me dy Kuvende të shpërndame thotë se është ende kryeministër, merreni me men
Analisti politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi fushatën ygjedhore e cila zyrtarisht ka filluar sot, dhe qeverisjen e fundit nga partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje. Matoshi tha se askund në botë nuk ka peroson që thotë se është akoma kryeministër, pasi shpërndahen dy kuvende. Kjo pasi që Albin Kurti është akoma si kryeministër në…
Lajme
Analisti politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi fushatën ygjedhore e cila zyrtarisht ka filluar sot, dhe qeverisjen e fundit nga partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje.
Matoshi tha se askund në botë nuk ka peroson që thotë se është akoma kryeministër, pasi shpërndahen dy kuvende. Kjo pasi që Albin Kurti është akoma si kryeministër në detyrë, e sipas Matoshit, kjo nuk është aspak demoktratike.
“Pa asnjë lloj legaliteti juridiko-politik, me dy kuvende të shpërndame, thotë se jam ende kryeministër, merreni me men. Me një kuvend të shpërndam ka kryeministra në detyrë, dhe kta e njeh demokracia. Me dy kuvende të shpërndame radhazi të shpërndame dhe të jesh ende kryeministër në detyrë, kjo është skandaloze dhe e papame në demokracinë liberala në krejt Evropën Perëndimore.” shtoi tutje Matoshi.