Halil Matoshi: Kurti shkon në gjykatë vetëm si viktimë
Analisti politik Halil Matoshi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai paraqitet para opinionit publik vetëm në rolin e viktimës, ndonëse vetë ka nxitur diskursin agresiv në shoqërinë kosovare. Në një postim në rrjetin e tij social facebook, Matoshi theksoi kërcënuesit duhet të ndëshkohen gjithmonë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ata…

Lajme
Analisti politik Halil Matoshi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai paraqitet para opinionit publik vetëm në rolin e viktimës, ndonëse vetë ka nxitur diskursin agresiv në shoqërinë kosovare.
Në një postim në rrjetin e tij social facebook, Matoshi theksoi kërcënuesit duhet të ndëshkohen gjithmonë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ata që kanosin Kurtin ose për ata që kanosin gazetarët dhe mediat, përfshirë ato në Serbi.
“Kurti nuk i përgjigjet Prokurorisë si dëshmitar në një rast korrupsioni qeveritar, vetëm për ta mbajtur ende gjallë mitin për veten si të pakorruptueshëm. Kështu ai vetë krijon mosbesim në sistemin e drejtësisë kosovare”, ka thënë Matoshi.
Ai shtoi se është kontradiktore që kryeministri i Kosovës të kërkojë ekstradimin e Milan Radojčić në Kosovë, ndërkohë që, sipas tij, shmanget nga përgjegjësitë e veta ligjore.