Halil Kastrati kërkon ndihmë për shërimin e vogëlushes nga Drenasi

Halil Kastrati ka vizituar sot vogëlushen nga Drenasi që ka pësuar një djegie të shkallës së tretë në lëkurë.

Lajme

11/07/2019 23:29

Kastrati me këtë rast bëri thirrje që të ndihmojnë gjithë ata që kanë mundësi.

Me këtë rast ai ka njoftuar se së bashku me disa donatorë ka arritur të grumbullojë 5 mijë euro për transportin e vogëlushes për në Turqi.

Shuma që nevojitet për trasnportimin e saj për shërim jashtë është 15 mijë e 500 euro.

Në ndërkohë një spital turk ka marrë përsiper shërimin e vogëlushës pa pagesë në bazë të një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë.