‘Hakmerren’ tifozët e PSG-së, ndezin fishekzjarrë pranë hotelit të Barcelonës

Sonte (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00 do zhvillohet ndeshja që premton spektakël mes PSG-së dhe Barcelonës.

Sport

10/03/2021 11:58

Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 1 – 4, ndërsa tani blaugranasit të motivuar me fitoret e ndeshjeve të fundit synojnë përmbysjen, transmeton lajmi.net.

Para ndeshjes së parë, disa tifozë të Barcelonës kanë ndezur fishekzjarrë pranë hotelit ku qëndronin yjet e klubit francez, me qëllim që të mos i lejojnë të pushojnë.

Ndërsa, tifozët e PSG-së nuk e kanë harruar këtë gjest dhe janë ‘hakmarrë’. Me saktësisht në ora 04.00 të mëngjesit, ‘parisienët’ ndezën fishekzjarrë të shumtë me vetëm një qëllim, që të shqetësojnë skuadrën e drejtuar nga Ronald Koeman.

Urrejtjen e parisienëve për Barcelonën e dëshmon edhe demonstrata para disa ditëve, ku quajtën të dashurën e Gerard Pique, Shakiran, prostitutë.

Ndërkohë, përballja zhvillohet në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/