Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Hasan Haklaj, një nga organizatorët, ka folur para mijëra qytetarëve që po marrin pjesë në protestën e thirrur në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se tri shkronjat e alfabetit shqip janë UÇK. “Të dashur bashkëkombës, të dashura motra dhe vëllezër, bij dhe bija të një historie, të një gjuhe, të një…
Lajme
Hasan Haklaj, një nga organizatorët, ka folur para mijëra qytetarëve që po marrin pjesë në protestën e thirrur në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ai tha se tri shkronjat e alfabetit shqip janë UÇK.
“Të dashur bashkëkombës, të dashura motra dhe vëllezër, bij dhe bija të një historie, të një gjuhe, të një gjaku, të një qëndrese.
Një rilindas i madh thoshte se me shkronja bëhet alfabeti dhe me alfabet shkruhet kombi. Po të mos ishte alfabeti shqip, ne do të shuheshim. Ky është i paprekshëm dhe tri shkronjat më të arta të alfabetit shqip janë UÇK”, tha ai para të pranishmëve.
Tutje, ai tha se askush nuk mund ta mbulojë diellin e UÇK-së.