Hakimi i lumtur në PSG
Mbrojtësi i djathtë, Achraf Hakimi është i lumtur në Paris Saint Germain. Hakimi ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2026 dhe nuk ka në plan të largohet. Kështu së paku ka njoftuar agjenti i tij, Camono, përcjell lajmi.net. “Achraf është shumë i lumtur në Paris Saint-Germain dhe ai ka kontratë deri në qershor…
Sport
Mbrojtësi i djathtë, Achraf Hakimi është i lumtur në Paris Saint Germain.
Hakimi ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2026 dhe nuk ka në plan të largohet.
Kështu së paku ka njoftuar agjenti i tij, Camono, përcjell lajmi.net.
“Achraf është shumë i lumtur në Paris Saint-Germain dhe ai ka kontratë deri në qershor 2026”, tha fillimisht ai.
“Nuk ka negociata apo biseda konkrete me asnjë klub, Hakimi është plotësisht i fokusuar te PSG”, përfundoi agjenti.
Kohën e fundit marokeni ishte i lidhur me transferimin në klube të tjera, por një lëvizje e tij nga ‘Parc des Princes’ nuk pritet të ndodhë./Lajmi.net/