Haki Abazi “i frikësuar”: Deklarata e Vuçiqit, shenjë se serbët s’do ta paguajnë rrymën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në interpretimin e tij për kërcënimet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, si reagim ndaj paralajmërimit për reciprocitet për letërnjoftime, nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se gjuha e tij është paralajmërim që serbët në veri të Kosovës, mund të mos e paguajnë rrymën, edhe pse për këtë çështje është arritur një marrëveshje në Bruksel.
Lajme
“Është paralajmërim që serbët nuk do ta paguajnë rrymën, duhet të ketë nevojë për zbatim të ligjit, kur vjen puna ta paguajnë rrymën, se ka 20 vjet që nuk paguajnë, është lidhë marrëveshja, kur qytetarët nuk binden, është mekanizmi zbatues. Ka me pas detyrim për me u zbatu marrëveshja, këto janë lojëra të Vuciqit, që mund të përdoren si trysni për dialog”, ka thënë ai.
Sipas Abazit, reciprociteti është forma e vetme që Serbia të lëvizë në drejtim të duhur. Kurse për gjuhën kërcënuese të presidentit serb, ka thënë se është imitim i presidentit rus Vladimir Putin.
“Gjuha e njëjtë që ka përdor putin për kinse mbrojtjen e rusëve dhe denaczfikimin e Ukrainës, dhe kjo është arsyeja që duhet të sulmohet, është gjuha e njëjtë që po e përdor Vuçiq, këtë nuk e bën për me fshehë ndonjë tentim që kryemëvete të nis një luftë, por ta largojë presionin që është në publik, për t’i vendosur sanksione Rusisë, dhe thotë që kemi probleme me Kosovën”, ka thënë Abazi në Dukagjini.
Abazi ka thënë se vendimi për reciprocitet nuk është strategji e Kosovës, por është një hap që duhej marrë për shkak të rrethanave të krijuara nga shteti serb.