Hakerët po incizojnë njerëzit duke shikuar pornografi dhe po i shantazhojnë ata

Hakerët pretendojnë se kanë filmuar në fshehtësi njerëzit përmes kamerave të tyre duke shikuar pornografi, duke i shantazhuar ata.

Auto & Tek

14/11/2019 16:02

Shumicën e kohës ato janë vetëm kërcënime boshe, në një përpjekje për ta detyruar viktimën të dorëzojë para, por një raport i ri zbulon se teknologjia po ua realizon mundësinë për shantazhim, transmeton lajmi.net.

Ekspertët e sigurisë në Proofpoint pretendojnë se kanë gjetur një pjesë të programeve me qëllim të keq që lejojnë hakerat të kapin video nga faqet e internetit të viktimave, pa e ditur ata.

Softueri, i njohur si ‘PsiXBot’, funksionon vetëm në kompjuterë që ekzekutojnë sistemin operativ Microsoft Windows dhe shpesh ngarkohet në një kompjuter pa njohurinë e përdoruesit.

Softueri mund të instalohet përmes një uebfaqeje me më pak reputacion ose duke shkarkuar një video, skedar muzikor ose softuer që e bart atë.

“PsiXBot ka rreth disa vjet që operon, por të cilit i është shtuar një modul i ri që lejon hakerët të kapin video”, i tha eksperti i Proofpoint Werner Thalmeier gazetës gjermane Bild.

“Tani kërcënimi është real dhe programi është shpërndarë tashmë mijëra herë,” thotë Thalmeier.

Pasi të kenë realizuar videon, hakerat më pas do ta dërgojnë atë në formë kërcënimi tek familja e viktimës nëse nuk i dorëzojnë paratë. Pagesa kërkohet të bëhet me kriptovalutën Bitcoin.

Proofpoint rekomandon kryerjen e një skanimi të plotë të kompjuterit përmes anti-virusit, që mund të zgjasë me orë, në varësi të madhësisë së hard drive-it, në rast se një përdorues merr një imellë kërcënuese të natyrës së tillë. /Lajmi.net/