Hakerët kanë qenë duke instaluar monitorë në “Iphone” pa dijeninë tonë

Sipas një studimi të bërë nga “Google research”, në 'Iphone' kanë qenë të instaluar disa implante monitorimi në telefona e kompanisë “Apple”, për vite të tëra.

Auto & Tek

01/09/2019 11:14

Kjo gjë është instaluar brenda ‘Iphone’ shumë thjeshtë, pasi që përdoruesit kanë vizituar një uebfaqe, dhe kjo ju ka japur mundësinë hakerëve të kenë aksses në fotografitë e përdoruesve, në kontaktet e tyre dhe informacione të tjera, hulumtuesit e sigurisë kanë paralajmëruar.

Me mijëra njerëz kanë qenë të prekur nga kjo gjë dhe ata as nuk kanë qenë të vetëdijshëm për këtq, kjo sipas studiuesit të sigurisë Ian Beer, raporton “The Independent”, transmeton lajmi.net.

Beer tha “Nuk kishte asnjë diskriminim në shënjestër; thjeshtë vizita në këto faqe të hakuara ishte e mjaftueshme që serveri shfrytëzues të sulmonte paisjen tuaj, dhe gjasat për të instaluar këtë implant monitorimi janë të mëdha.”

Po ashtu ai tha se të metat e kësaj sigurisë ishin gjetur në ‘Safari” shfeltuesi i uebit në paisjet e ‘Apple’.

Sistemi operator nfa iOs 10 deri iOs 12 ishin të targetuar në hakim, duke përfshirë Instagram, Whatsapp dhe Gmail. /Lajmi.net/