Hajni ia drejton revolen viktimës, e kupton më pas që ishte miku i tij

Një moment i sikletshëm është kapur nga kamerat e sigurisë në një qytet në Argjentinë, ku një hajn i armatosur tenton të plaçkit një burrë, por në sekondën e fundit e kupton që në fakt ai është një mik i tij të cilit më pas ia zgjat dorën.

Fun

13/10/2019 17:12

Në video shihet se si dy persona në një motoçikletë lëvizin me shpejtësi, në një udhëkryq dhe befasisht ndalet në afërsi të një burri që po qëndronte në trotuar, transmeton Telegrafi.

E njëri nga dy personat me motoçikletë vrapon në drejtim të tij duke ia drejtuar revolen, por në momentin që ai kthehet sulmuesi e kupton që është një mik i tij.

Por, për të shmangur ndonjë keqkuptim hajni e përqafon “viktimën” dhe më pas largohet me motoçikletë nga vendi i ngjarjes – kuptohet i turpëruar.