Hajnat thyejnë një shtëpi në Prizren, marrin para dhe armë gjuetie

Një grua nga Prizreni ka raportuar se shtëpia e saj ishte cak i hajnave ditën e djeshme. Sipas saj persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj me forcë përmes dritares ku kanë arritur të marrin para të gatshme dhe armë gjuetie që e kishte me leje përkatëse, transmeton lajmi.net. Viktima nuk ishte në…

Lajme

03/03/2025 09:47

Një grua nga Prizreni ka raportuar se shtëpia e saj ishte cak i hajnave ditën e djeshme.

Sipas saj persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj me forcë përmes dritares ku kanë arritur të marrin para të gatshme dhe armë gjuetie që e kishte me leje përkatëse, transmeton lajmi.net.

Viktima nuk ishte në shtëpi derisa kishte ndodhur rasti, rrjedhimisht nuk ka persona të lënduar, teksa rasti është në hetim.

Prizren 02.03.2025, 13:00-20:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa nuk gjendeshin në shtëpi persona të panjohur dyshohet se përmes dritares kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë arritur të marrin para të gatshme dhe një armë gjuetie për të cilën posedon lejen përkatëse. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/