Përfundon operacioni i të plagosurit në tragjedinë e Gjilanit, gjendja e tij e rëndë por stabile
Një person i lindur në vitin 1978, i plagosur me armë zjarri në Livoç të Gjilanit ku ka ndodhur sot vrasja e dyfishtë, i është nënshtruar një operacioni në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve mjekësore, pacienti është…
Lajme
Një person i lindur në vitin 1978, i plagosur me armë zjarri në Livoç të Gjilanit ku ka ndodhur sot vrasja e dyfishtë, i është nënshtruar një operacioni në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve mjekësore, pacienti është dërguar në sallën operative.
Sipas tij, trajtimi është kryer nga ekipet kujdestare të kirurgjisë abdominale, urologjisë dhe anestezionit.
Gjendja shëndetësore e pacientit vazhdon të jetë e rëndë, por stabile.
Është përfunduar ndërhyrja kirurgjike, gjendja e pacientit e rëndë, por stabile. Vazhdon trajtimin”, ka njoftuar Syla.