Hajnat e naftës zihen në befasi nga policia

Njësitet policore të stacionit qendra në Prishtinë, sot rreth orës 05:00, kanë realizuar një aksion policor, me ç’ rast janë arrestuar në flagrancë dy persona.

Lajme

12/07/2019 11:09

Sipas njoftimit, të njëjtit dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur po të njëjtën ditë rreth orës 02:00, në rrugën ”Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, transmeton lajmi.net.

Rasti ka ndodhur, në një pompë derivatesh , ku tre personat e dyshuar, kishin arrit që nga rezervuari të marrin disa litra naftë.

Dy nga personat e dyshuar derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar nga ana e policisë, ndërsa njëri prej tyre (i njohur për policinë), ndodhet në arrati.

Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe një veturë (Golf II), e cila është dërguar për ekzaminim.

Personave të arrestuar:
A. P, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
K. S, mashkull, 61 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/