“Hajgare”, “hajt ta provoj” – A e propozoi Kurti Andin Hotin për president pa e pyetur fare atë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka deklaruar se emri i ministrit Andin Hoti ishte propozuar nga ai vetë si kandidat për president gjatë një takimi me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza. Deklarata e Kurtit vjen një ditë pasi Hoti kishte mohuar se emri i tij është diskutuar ndonjëherë si kandidat për…

Lajme

07/03/2026 09:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka deklaruar se emri i ministrit Andin Hoti ishte propozuar nga ai vetë si kandidat për president gjatë një takimi me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.

Deklarata e Kurtit vjen një ditë pasi Hoti kishte mohuar se emri i tij është diskutuar ndonjëherë si kandidat për kreun e shtetit.

Sipas Kurtit, gjatë takimeve me përfaqësuesit e PDK-së nuk kishte pasur propozime konkrete për emra, ndaj ai kishte vendosur të paraqesë një sugjerim.

“Kur s’më dhanë emra, thash hajt ta provoj t’ua jap unë naj emër, ju thash Andin Hoti, Andin Ukshin Hoti, duke e marrë parasysh prej familjes prej të cilës vjen. Ishte propozim i yni, që së paku të fillojmë të diskutojmë. Nuk u pranua, nuk u pranuan as takime që të flasim për emra të tjerë”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër, ministri Hoti kishte reaguar një ditë më parë duke mohuar që emri i tij të jetë diskutuar seriozisht për këtë post.

“Kjo nuk ka qenë asnjëherë opsion”, kishte deklaruar ai, duke shtuar se përmendjen e emrit të tij si kandidat për president e konsideron “hajgare”./lajmi.net/