Hajdar Beqa kërkon sqarime nga PDK-ja për Ligjin e Speciales: Pse u votua para dy javësh?

Anëtari i PDK-së Hajdar Beqa është shprehur se PDK-ja i detyrohet opinionit publik një sqarim të qartë dhe bindës. Kjo pasi që Presidentja Justina-Shiroka-Pula vendosi që Ligjin për Gjykatën Speciale ta dërgojë në Kuvend për rishyrtim. Sipas Beqës, besueshmëria politike ndërtohet me qëndrueshmëri dhe përgjegjësi, jo me vendime që lënë më shumë pikëpyetje sesa përgjigje.…

Lajme

22/10/2026 20:58

Anëtari i PDK-së Hajdar Beqa është shprehur se PDK-ja i detyrohet opinionit publik një sqarim të qartë dhe bindës.

Kjo pasi që Presidentja Justina-Shiroka-Pula vendosi që Ligjin për Gjykatën Speciale ta dërgojë në Kuvend për rishyrtim.

Sipas Beqës, besueshmëria politike ndërtohet me qëndrueshmëri dhe përgjegjësi, jo me vendime që lënë më shumë pikëpyetje sesa përgjigje.

Postimi i plotë:

PDK-ja i detyrohet opinionit publik një sqarim të qartë dhe bindës!

Pse po kërkohet kthimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara, ende pa u dekretuar?

A kanë qenë të njohura para dy javësh kur u votua ligji arsyet që sot po përdoren për kthimin e tij? Nëse po, pse atëherë u votua? Nëse jo, opinioni duhet ta dijë se çfarë ka ndryshuar ndërkohë?

Për këtë situatë të krijuar, PDK duhet të dalë publikisht dhe të japë përgjigje të drejtpërdrejta, sepse vendimet e kësaj peshe nuk mund të merren sot e të zhbëhen nesër, pa një arsyetim serioz.

Besueshmëria politike ndërtohet me qëndrueshmëri dhe përgjegjësi, jo me vendime që lënë më shumë pikëpyetje sesa përgjigje!