Hadërgjonaj: Ndaj Andorrës duam tre pikët
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadegjonaj ka komentuar pas barazimit ndaj Izraelit. Kosova e nisi me barazim ciklin kualifikues për në Kampionatin Evropian EURO 2024. ‘Dardanët’ u ndan baras 1:1 në Tel Aviv, ndaj Izraelit, megjithatë kishin mundësi të arkëtonin pikët e plota në këtë përballje. Pas ndeshjes shumë futbollist komentuan ndeshjen e parë…

Sport
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadegjonaj ka komentuar pas barazimit ndaj Izraelit.
Kosova e nisi me barazim ciklin kualifikues për në Kampionatin Evropian EURO 2024.
‘Dardanët’ u ndan baras 1:1 në Tel Aviv, ndaj Izraelit, megjithatë kishin mundësi të arkëtonin pikët e plota në këtë përballje.
Pas ndeshjes shumë futbollist komentuan ndeshjen e parë të Kosovës.
Ashtu bëri edhe Florent Hadërgjonaj, i cili tha që e kanë filluar mbarë, por të martën ndaj Andorrës kërkojnë pikët e plota.
“E kemi nisur mbarë kualifikimet duke marrë një pikë të rëndësishme në Izrael. Tani fokusin e kemi te ndeshja e të martës ku me përkrahjen tuaj duam tre pikët. Forca Kosova”, shkroi ai në profilin e tij në ‘Facebook’.
Kosova të martën mirëpret në ‘Fadil Vokrri’ Andorrën, nga ora 20:45./Lajmi.net/