Habiten mjekët: Lind foshnja me tri koka

Një ngjarje e rrallë ka shokuar Indinë dhe mbarë botën në 11 korrik të këtij viti, e cila së fundmi është bërë publike në medie.

Fun

21/07/2019 21:47

Në një qendër shëndetësore në Indi, një foshnje ka lindur me tre “koka” duke habitur familjarët dhe stafin mjekësor, transmeton lajmi.net.

Mësohet se nëna e foshnjës kishte pasur dhimbje ekstreme në vendin e saj të punës, duke qenë në muajin e fundit të shtatzënisë.

Mjekët thanë se mamaja nuk kishte përjetuar ndonjë ndërlikim gjatë shtatzënisë, por se foshnja ka dy zgjatime të mëdha të formuara në skeletin e pasmë të kokës.

Mantelbardhët thanë se do të bëjnë një skanim të rezonancës magnetike (MRI) për të përcaktuar arsyet që shkaktuan anomalinë. /Lajmi.net/