Haaland tregon pse nuk dha intervista: U këshillova nga një fermer
Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, para merkatos së verës.
Sport
Lojtari u grumbullua me kombëtaren e Norvegjisë gjatë këtij muaji, por në vendlindjen e tij nuk dha asnjë intervistë.
Për mungesën e intervistave, Haaland duket se u nxit nga një këshillë që mori kur ishte më i ri. Gjithçka erdhi nga një fermer.
“Unë u këshillova nga një fermer vite më parë: lëri këmbët e tua të flasin dhe gjithçka tjetër do të bëhet mirë”, ka shkruar Haaland në ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.
“Unë i thash në rregull, dhe u largova”, shtoi ai.
Haaland vazhdon të lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm te skuadra e Manchester City. Real Madrid është në garë po ashtu. Barca është në rrafshin e interesimit. /Lajmi.net/