Haaland shënon për të barazuar shifrat ndaj Bayernit

Dortmundi dhe Bayerni janë duke zhvilluar një ndeshje mjaft interesante ku nuk po mungojnë as golat.

Sport

04/12/2021 19:42

Pasi pjesa e parë përfundoi 1-2 në të mirë të Bayernit, Dortmundi ka reaguar në pjesën e dytë duke e barazuar rezultatin për 2-2.

Golin e barazimit e ka realizuar i jashtëzakonshmi Erling Haaland në minutën e 48-të të ndeshjes nga një asistim i Bellingham.

Goli i Haaland – VIDEO

Ky është goli i 51-të i Haaland në Bundesliga në po aq ndeshje të zhvilluara. /Lajmi.net/