Haaland paralajmëron Malen: Pres shumë asistime nga ai, përndryshe do zemërohem

Erling Haaland ka folur për transferimin e ri të Borussia Dortmundit, Donyell Malen.

Sport

27/07/2021 18:22

Malen ishte njëri nga lojtarët më të mirë në Eredivisie sezonin e kaluar ku mori vëmendjen e shumë klubeve evropiane, ndër to edhe Milani, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, ai u transferua në Borussia Dortmund për një shumë prej 34 milionë eurosh.

Me të marrë këtë lajm, sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland pati një mesazh për holandezin.

“I kam thënë Donyellit që të më dhurojë shumë asistime, përndryshe do të zemërohem”, tha Haaland duke bërë shaka.

“Shpresoj të luaj me të përpara, ai vjen tek ne për ta bërë diferencën”, shtoi ai.

“Donyelli duhet të jap energji dhe pozitivitet, dhe duhet ta bëjë shpejtë sepse Borussia Dortmund është një klubi madh”, përfundoi Erling Haaland./Lajmi.net/