Haaland në Real Madrid në vitin 2024?
Ylli i Man City, Erling Haaland mund të kalojë në Real Madrid vitin e ardhshëm. Real Madrid po konsideron interesimin për norvegjezin Haaland, të cilin e shohin si të rëndësishëm në objektivat e tyre në verën e vitit 2024. Ndërsa gazeta ‘AS’ raporton që Reali do të lëvizë të gjitha elementet e mundshme për ta bërë…

Sport
Ylli i Man City, Erling Haaland mund të kalojë në Real Madrid vitin e ardhshëm.
Real Madrid po konsideron interesimin për norvegjezin Haaland, të cilin e shohin si të rëndësishëm në objektivat e tyre në verën e vitit 2024.
Ndërsa gazeta ‘AS’ raporton që Reali do të lëvizë të gjitha elementet e mundshme për ta bërë atë klubin më tërheqës për sulmuesin në rast se ai vendos të largohet nga skuadra e Pep Guardiolës në verë të vitit 2024, transmeton lajmi.net.
Nga klubi mbretëror vlerësohet se nënshkrimi i Haaland do të detyronte Florentino Perez të harxhonte një shumë që do të shkonte nga 220 në 240 milionë euro./Lajmi.net/