Haaland mund të largohet në Janar nga Dortmund për 64 milion funte

Erling Haaland mund të largohet nga Dortmundi në janar të vitit të ardhshëm pasi atij i aktivizohet klauzola lirimit prej 64 milion funtesh. 

Sport

22/08/2021 11:19

Klauzola e lirimit për 64 milion funte në kontratën e tij raportohej se do të bëhej aktive verën e ardhshme, por kjo mund të mos jetë më kështu.

Sipas Marcas, klauzola e lirimit të norvegjezit do të aktivizohet që nga 1 shtatori i këtij viti, që nënkupton se në Janar skuadrat që janë të interesuara për shërbimet e tij, mund të bëjnë një goditje për të për shifrën e 64 milion funteve apo 75 milion eurove.

Dortmund këtë verë kishte mbajtur një shifër prej 150 milion funteve për shërbimet e sulmuesit, për skuadrat që e duan atë, dhe asnjë nga skuadrat nuk arriti të ofroj këtë shifër kaq të madhe.

Sidoqoftë, është e mundur që klubet të kenë refuzuar lëvizjen për të këtë verë, duke pasur parasysh mundësinë e klauzolës që të bëhet aktive më herët seç pritej.

Manchester City është në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të golashënuesit Sergio Aguero në Barcelonë, dhe me pikëpyetje mbi Gabriel Jesus. Ata duan Harry Kane të Tottenham, por mund të mos jenë në gjendje të përballojnë çmimin e tij të kërkuar nga Spurs.

Manchester United aktualisht kanë Edinson Cavani, 34 vjeç, si sulmuesi i parë i zgjedhur, por ai pritet të largohet kur të përfundojë kontrata e tij në fund të këtij edicioni, kështu që “Djajtë e Kuq” mund të lëvizin për Haaland që në Janar.

Për norvegjezin një sy është duke mbajtur edhe Real Madrid të cilët janë duke vëzhguar situatën e 21-vjeçarit.

Haaland ka një rekord të pabesueshëm me Dortmund, duke shënuar 62 gola në 63 paraqitje në të gjitha garat me ekipin gjerman. /Lajmi.net