Haaland merr numër të ri te Dortmund
Erling Haaland do të ketë numër të ri në fanellë.

Sport
Sezoni i ardhshëm do të jetë më ndryshe për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.
Faqja zyrtare e Borussia Dortmund kanë njoftuar sot se Haaland nga sezoni tjetër do të ketë numrin 9 në fanellë.
“Numër i ri, makinë e njëjtë”, thuhet në postimin e BVB, përcjell lajmi.net.
Haaland në sezonin e parë me Dortmund ka mbajtur numrin 17 në fanellën e tij.
Tashmë, si një sulmues tipik, Haaland do të luajë me numrin 9 edhe në fanellë. /Lajmi.net/
New number, same machine 9⃣? pic.twitter.com/yXXQIBJWoc
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) August 8, 2020