Ha makarona që kishin mbetur prej 5 ditësh, studenti vdes në gjumë

Një student gjeti vdekjen në gjumë, pasi hëngri makarona të cilat kishin qëndruar jashtë frigoriferit për pesë ditë.

Fun

29/01/2019 13:07

I riu u gjet i vdekur në krevat nga prindërit, të cilët lajmëruan menjëherë ndihmën e shpejtë.

Në trupin e të riut belg nga Brukseli u bë autopsia, ku rezultoi se kishte humbur jetën për shkak të helmimit të ushqimit nga bakteri i quajtur ‘bacillus cereus’.

Bacillus cereus është një bakter që përhap dhe prodhon toksina dhe që shkakton të vjella dhe diarre.

Para se të binte të flinte, i riu kishte shfaqur këto simptoma, por kishte pirë shumë ujë dhe kishte rënë për të fjetur pa marrë asnjë ilaç, shkruan noa.al.

Ngjarja e rëndë është shënuar në vitin 2008, por vetëm këto ditë u publikua në revistën shkencore ‘US Journal of Clinical Microbiology’, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë botën.