GUXO pranon dorëheqjen e Haxhi Avdylit, ndonëse thonë se asnjëherë nuk janë përfshirë në linçime të Osmanit

Partia GUXO, ka njoftuar se kanë kuptuar përmes mediave dhe rrjeteve sociale se deputeti Haxhi Avdyli ka thënë dorëheqje nga PArtia Guxo. Ata e kanë pranuar këtë dorëheqje, dhe e kanë falënderuar Avdylin për rrugëtimin e përbashkët dhe kontributin e tij, ndërsa i kanë dëshiruar shëndet dhe suksese. Guxo ka reaguar edhe ndaj arsyes që…

Lajme

09/03/2026 15:08

Partia GUXO, ka njoftuar se kanë kuptuar përmes mediave dhe rrjeteve sociale se deputeti Haxhi Avdyli ka thënë dorëheqje nga PArtia Guxo.

Ata e kanë pranuar këtë dorëheqje, dhe e kanë falënderuar Avdylin për rrugëtimin e përbashkët dhe kontributin e tij, ndërsa i kanë dëshiruar shëndet dhe suksese.

Guxo ka reaguar edhe ndaj arsyes që ai ka dhënë për dorëheqjen, e që ka thënë se është linçimi publik i është bërë Presidentes Vjosa Osmani.

“Në fund, për shkak të disa pretendimeve për motivet e dorëheqjes, e ndjejmë obligim të konfirmojmë se askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet as në debate të ulëta dhe as në linçime publike të askujt e aq më pak të Presidentes së Republikës. Partia Guxo angazhohet me ngulm për respektimin e rendit, ligjit dhe kushtetueshmërisë në të gjitha zhvillimet në vend duke përfshirë edhe zhvillimet e fundit”, kanë thënë nga GUXO. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: