Gundogan zgjedh formacionin e ëndrrave – nuk ka vend për Cristiano Ronaldon
Ilkay Gundogan ka zgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm sipas tij.
Sport
Ylli i Manchester City ka pasur shumë shokë skuadre të klasit botëror, por edhe ka luajtur kundër shumë lojtarëve të nivelit të lartë.
Përveç këtyre lojtarëve, Gundogan në formacionin më të mirë të mundshëm ka zgjedhur edhe lojtarë të cilët nuk i takojnë epokës së tij.
Cristiano Ronaldo nuk pati vend në këtë formacion, kurse Messi u rreshtua në sulm krahë Ronaldo fenomenit dhe Ronaldinhos.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-ën e ëndrrave, sipas Ilkay Gundogan.
Taffarel; Alves, Nesta, Maldini, Lahm; Xavi, Zidane, Kaka; Messi, Ronaldo, Ronaldinho. /Lajmi.net/