Gundogan për golat ndaj Aston Villa: Nuk e di, ndoshta ishte e shkruar, ndoshta kisha pak fat
Ilkay Gundogan ka komentuar dy golat e tij të shënuar në ndeshjen ndaj Aston Villa.
Sport
Ylli gjerman ishte vendimtar në ndeshjen që i dha titullin e kampionit skuadrës së Manchester City.
Ai shënoi dy gola përmbysës dhe për këtë beson se ishte pakëz edhe me fat.
“Nuk e di, ndoshta ishte e shkruar, ose ndoshta kisha pak fat”, ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.
“Por, isha aty dy herë në vendin e duhur dhe kisha mundësi të shënoja”, shtoi lojtari.
Gundogan ka qenë në mesin e lojtarëve kyç të Manchester City në sezonet e fundit. Lojtari lidhej me një largim të mundshëm, por gjasat janë të mëdha që ai të qëndrojë. /Lajmi.net/