Gundogan: Mund ta paramendojë Raul Jimenez duke luajtur për Man City

Ilkay Gundogan nuk ka kursyer lëvdatat për Raul Jimenez.

Sport

18/04/2020 20:47

Ylli i Manchester City, Gundogan, ka pasur vetëm komente pozitive për anëtarin e Wolverhampton Wanderers, Jimenes.

Sulmuesi meksikan ka qenë vendimtarë për skuadrë e Wolves, duke u kthyer në një prej sulmuesve më të mirë në Premierligë.

Për paraqitjet e tij, Gundogan ka vetëm fjalë të mira, madje thotë se mund ta imagjinojë atë duke luajtur për Manchester City.

“Mendoj se ai (Raul Jimenez) ka gjithçka që një sulmuesi të kalibrit botëror i duhet. Ai është i mirë fizikisht dhe i talentuar teknikisht me topin”, ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.

“Unë mund ta imagjinoj atë duke luajtur për skuadrën tonë”, ka shtuar mesfushori.

Interesimi për Jimenez është i madh. Thuhet se Real Madrid e sheh meksikanin si një alternativë për merkaton e verës. /Lajmi.net/