Gundogan, këtë nuk e ka pritur askush
Borussia Dortmund ende beson se Ilkay Gundogan do të pranojë të negociojë sërish për vazhdimin e kontratës në klub.
Sport
Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka theksuar se klubi është i gatshëm t’i rihapë negociatat me mesfushorin Ilkay Gundogan për vazhdimin e kontratës.
Reprezentuesi gjerman ka konfirmuar se nuk do ta vazhdojë qëndrimin në Dortmund, i paraparë të skadojë pas 12 muajsh.
E, kjo ka bërë që ai të zgjojë interesim nga shumë klube të mëdha përfshirë Barcelonën, Manchester Unitedin e Bayern Munichun.
Por, Zorc ka konfirmuar se klubi mund të negociojë sërish me futbollistin.
“Jam gjithmonë në kontakt me Ilkayn dhe familjen e tij”, deklaroi Zorc për të përditshmen gjermane “Bild”.
“Mundem vetëm të them se ata gjithmonë janë sjell shumë mirë ndaj Dortmundit. Së shpejti mund të takohemi prapë”, u shpreh ai.