Gundogan do të largohet nga City, skuadra s’ka propozim rinovimi për të

Ilkay Gundogan do të largohet nga Manchester City.

Sport

16/05/2022 20:16

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Manchester City gjatë merkatos së verës, bën të ditur Mike Keegan, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe atij i është bërë e ditur se skuadra nuk ka propozim vazhdimi për të, sipas kushteve aktuale.

‘Citizens’ i kanë dhënë dritën e gjelbër lojtarit për të gjetur skuadër të re gjatë merkatos që po vjen.

Gundogan është pjesë e Manchester City që nga viti 2016.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për lojtarin e kampionëve të Premier League. /Lajmi.net/