Guerreiro pozitiv me COVID-19
Raphaël Guerreiro ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sport
Lojtari i Borussia Dortmund, Raphaël Guerreiro është pozitiv me koronavirus, bën të ditur faqja zyrtare e klubit gjerman, përcjell lajmi.net.
Portugezi doli pozitiv në testimet e kryera gjatë ditës së martë (sot).
Guerreiro do të shkojë në vet-izolim, kurse në pritje të rezultateve është edhe Mats Hummels.
Hummels rezultonte pozitiv ditë më parë dhe është po ashtu në izolim. Në rast se del pozitiv, lojtari mund t’iu kthehet stërvitjeve. /Lajmi.net/